Dita Ndërkombëtare e Radios

INTRO

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios.

Para se të filloj të shkruaj për Ditën e Radios, po kthehem pak në kohë.

Ca vjet më parë, si fëmijë, po më kujtohet momenti kur babi kishte ardhur nga kurbeti (Sllovenia) e ma kishte sjellë një dhuratë.

I entuziazmuar për dhuratën, me ta marrë në dorë, e hapa “për një sekond.”

Mbasi e hapa, e pashë se aty ishte (po i them në të folmen time) një radi.

Në atë kohë, nuk është që s’kishte televizor, por edhe ai që ishte, bëhej bajat për shkak të kanaleve të paktë që kishte. Veç 3 kanale.

RTK, RTV21 dhe KTV-në e kishte.

Kështu, radioja ishte diçka më mirë, që kishe qejf ta kishe.

P.sh: Këngën e famshme “Ka je”, televizionet e transmetonin veç 1-2 herë në ditë. Me “radi”, e dëgjoje sa herë të doje. Duhej ta kishe një “trakë” dhe lëshoje sa herë të duash.

RRETH RADIOS

Kjo ditë është një rast i mirë për të kujtuar rëndësinë e radios në jetën tonë. Prej më se një shekulli, radioja ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e informacionit, muzikës, artit dhe kulturës në të gjithë botën.

Radioja ka qenë një burim i informacionit dhe argëtimit për miliona njerëz, duke ofruar një platformë për të dëgjuar nga një spektër i gjerë i zërave dhe perspektivash. Me gjithë evoluimin e teknologjisë, radioja mbetet një nga mënyrat më të përhapura të komunikimit dhe mbetet një medium i rëndësishëm për të dërguar mesazhe të rëndësishme për një audiencë të gjerë.

FAKTE

Radioja është një nga mediumet më të vjetra të komunikimit dhe ka një histori të gjatë dhe të pasur. Këtu janë disa fakte interesante rreth radios:

  1. Radioja u zhvillua në fillim të shekullit XX dhe u bë një medium i rëndësishëm i komunikimit;
  2. Radioja është një nga mediumet më të përhapura të komunikimit në botë dhe një mënyre efektive për të arritur një audiencë të gjerë;
  3. Radioja ka një rol të rëndësishëm në përhapjen e informacionit, muzikës, artit dhe kulturës;
  4. Radioja mund të dërgojë mesazhe të rëndësishme në raste urgjence, si tërmete, katastrofa natyrore dhe ka një rol të rëndësishëm në edukimin e njerëzve;
  5. Radioja ka qenë gjithashtu një nga mediumet e para të përdorura për të dërguar mesazhe në hapësirë, dhe sot ekzistojnë radio të specializuara për të marrë dhe dërguar mesazhe nga satelitët.

Këto janë disa faktet rreth radios. Radiostacionet kanë një histori të gjatë dhe të pasur dhe mbeten një medium i rëndësishëm i komunikimit në ditët e sotme.

RADIO NË KOHË LUFTE

Krahu me i fortë në frontet e luftës së armatosur çlirimtare, të luftëtarëve e komandantëve të UÇK-së, e të popullit shqiptar të Kosovës, u bë e famshmja Radio “Kosova e Lirë.”

Radio “Kosova e Lirë” ishte dhe mbetet zëri real dhe përfaqësuesja më autentike e së kaluarës së lavdishme të luftës për liri, pavarësi e çlirim.

SI PËRFUNDIM

Për koicidencë, sot e mora vesh që unë dhe babgjyshi im i dajve i kemi ditëlindjet në Ditën Botërore të Radios.

Këtë ditë të veçantë, ta festojmë diversitetin dhe rëndësinë e radiojave, dhe të nderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin e këtij mediumi dhe në përhapjen e informacionit dhe kulturës në të gjithë botën.

Kurse, unë dhe babygjshi, së bashku me familjet tona, po i festojmë ditëlindjet.

 

NDIQNI VIDEON E PROF. RRAHMAN PAÇARIZIT PËR TË MËSUAR MË SHUMË RRETH RADIOS

Kliko KËTU